​Peci: Arrestimet për mashtrim me subvencione janë të shpeshta, s'di a mund të reagojmë çdo herë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

​Peci: Arrestimet për mashtrim me subvencione janë të shpeshta, s’di a mund të reagojmë çdo herë

NULL NULL
30/06/2022

Për mosreagim ndaj arrestimit të asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje në Suharekë që dyshohet për mashtrim me subvencione, Ministri i Bujqësisë Faton Peci tha se arrestimet e tilla janë bërë aq të shpeshta sa nuk e di nëse mund të reagojnë çdoherë.

Peci tha se si qeveri kanë demonstruar vullnet politik për eliminimin e keqpërdorimeve që kanë ndodhur në këtë institucion.

“Sa i përket çështjes së arrestimeve, unë besoj që ne si Qeveri kemi demonstruar vullnet politik që e kemi edhe detyrim ligjor, dhe koordinimeve me të gjitha institucionet dhe akterët e rëndësishëm të rendit dhe drejtësisë në funksion të dukurive devijante edhe në eliminimin e keqpërdorimeve që kanë ndodhur në këtë institucion dhe rrjedhimisht parimin dhe e drejta nuk ka karakter selektiv, por megjithatë, arrestimet e këtyre zyrtarëve janë bërë aq të shpeshta sa që nuk e di se a mundemi çdoherë me pas reagime karshi arrestimeve të zyrtarëve të cilët kryesisht arrestohen për periudhën kohore kur ne nuk kemi qenë në qeverisje”, tha ai, shkruan KP.

Këto komente ministri Peci i bëri pas kritikës së deputetit të LDK-së, Armend Zemaj, se nuk pati reagim nga institucionet për arrestimin e djeshëm të asambilistit të Lëvizjes Vetëvendosje si i dyshuar për keqpërdorim për subvencione.