​Një muaj paraburgim për dy sulmuesit e mbrëmshëm të policisë në Ferizaj

​Një muaj paraburgim për dy sulmuesit e mbrëmshëm të policisë në Ferizaj

2 muaj më parë

Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit E.G dhe E.E,  për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar.

”Të pandehurit dyshohet se më 14 gusht 2020 në Ferizaj, nuk kanë dëgjuar urdhrat e zyrtarëve policor sipas Planit Operativ për zbatimin e masave kundër Pandemisë Covid 19, dhe nuk i kanë vendosur maskat mbrojtëse, ashtu që në momentin kur policët kanë kërkuar nga ta që të identifikohen, të pandehurit fillimisht kanë filluar që të fyejnë policët, pastaj kanë vazhduar duke sulmuar policin – të dëmtuarin me grusht në fytyrë, ndërsa i pandehuri E. E, e kap për fyti të dëmtuarin-Policin dhe të njëjtin e tërheq zvarrë për disa metra, me këtë rast policët janë detyruar që ta përdorin sprejn për të i futur nën kontroll të pandehurit”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Themelore.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal – Elmaz Zenuni, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij, njofton Klan Kosova.

Ferizaj: Nuk respektojnë masat anti COVID-19, rrahje mes qytetarëve dhe zyrtarëve policorë (VIDEO)