Nisma Qytetare e Ferizajt kërkon Drejtori komunale për rini NULL NULL 07.05.2015 16:34 07.05.2015 16:34 Nisma Qytetare për Ferizaj, partnere e koalicionit qeverisës lokal, përmes kryetarit të saj, Bashkim Fazliu-Migjeni, ka riaktualizuar sërish çështjen e themelimit të një drejtorie që do të mirrej vetëm me problemet e të rinjve. Duke e arsyetuar këtë nismë, Fazliu, niset nga fakti se përmes kësaj drejtorie rinia ferizajase do të ishte më e përfaqësuar dhe se përfitimet do të ishin të shumëfishta. “Këtë gjë e kam potencuar vazhdimisht dhe po ashtu e kemi futur si pjesë të programit të koalicionit. Tash në mbledhjen e fundit e kam riaktualizuar këtë çështje, në mënyrë që rinia ferizajase ta ketë një Drejtori të veten”, thotë ai. Për më tepër mësohet se ky këshilltar i Kuvendit komunal të Ferizajt, ka nisur konsultimet me rininë ferizajase me qëllim të sensibilizimit të kësaj çështje në prag të ndryshimit të statutit të komunës. “Për më tepër do të ketë një diskutim publik për ndryshimin e Statutit të Komunës së Ferizajt me datën 14 të këtij muaji, ku i ftoj të rinjtë që të marrin pjesë dhe ta ndryshojmë këtë Statut me fuqizimin e propozimit të themelimit të Drejtorisë për Rini. Është një rast i mirë që të dëgjohet edhe zëri i tyre”, ka thënë Fazliu. Ndryshe, këshilltari nga NQF-ja, Bashkim Fazliu-Migjeni, është i njohur për qëndrimet e tij kritike ndaj pushtetit e shpesh herë edhe opozitës. Ai shpjegon se nuk ka hequr dorë nga kjo ide unike në Kosovë, pasi që e di se është mënyra më e mirë për t’i përkrahur të rinjtë. ” Kjo drejtori do të duhej të udhëhiqet vetëm nga të rinjtë nën moshën 30 vjeçare dhe të ketë buxhet të lartë për t’i plotësuar nevojat e tyre”, potencon Fazliu, teksa thotë se në mbledhjen e radhës kur do të del propozimi për ndryshimin e Statutit, do të kërkoj nga Kuvendi i Ferizajt që të votojë këtë propozim, i bindur se këtë praktikë do ta ndjekin edhe komuna tjera si dhe Qeveria e Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Austria me “non-paper” propozon integrimin e përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor 9 orë më parë