15:45, 30 Korrik 2020

Sot janë regjistruar edhe tri raste të reja të prekur me COVID-19 në territorin e Komunës së Malishevës. Kjo është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike  të Kosovës, në komunikimin zyrtar me Komunën e Malishevës. Numri i personave aktiv me COVID-19 në këtë komunë është 32 raste.

Personat e prekur me COVID-19 në ditën e sotme janë nga këto vendbanime: 1 Bubavec, 1 Ngucat dhe 1 Panorc.

Shtabi komunal emergjent, edhe njëherë iu bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve, që ti zbatojnë masat mbrojtëse të cilat janë të rekomanduara nga institucionet shëndetësore në vend, me qëllim të mbrojtjes dhe mos përhapjes së virusit.

“Pandemia e COVID-19, çdo ditë e më tepër po shkon duke u përhapur në vendin tonë, e rrjedhimisht edhe në komunën tonë. Prandaj, është më tepër se e domosdoshme që të zbatohen masat mbrojtëse, të mbajmë maskat mbrojtëse, të mbajmë distancën, të mbajmë higjienën dhe të mos frekuentojmë vendet ku ka shumë njerëz, pasi kështu po përhapet virusi”, ka thënë nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të shtabit komunal emergjent.

Gjendja aktuale me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: 127 raste të prekur, prej tyre 88 janë shëruar, 32 janë raste aktive dhe 7 persona kanë përfunduar me vdekje.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë