​KFOR-i italian dhuron pajisje intensive për Pediatrinë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

​KFOR-i italian dhuron pajisje intensive për Pediatrinë

NULL NULL
05/08/2022

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka pranuar të premten një donacion të pajisjeve intensive nga KFOR-i italian në Kosovë.

Ato u vlerësuan të nevojshme nga ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i cili tha se të njëjtat do të përdoren në Klinikën e Pediatrisë.

Ministri u zotua për rritje të kapaciteteve njerëzore dhe infrastrukturore në sektorin e shëndetësisë.

Nga ana tjetër, ambasadori italian në Kosovë, Antonello De Riu, tha se vendi i tij, gjithmonë do të mbështesë sistemin shëndetësor të Kosovës./Kp