Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

​Juventusi rrezikon dënim të rëndë edhe nga UEFA

NULL NULL
24.01.2023 12:53

Juventusi së fundi u dënua ashpër nga Federata e Futbollit në Itali duke u penalizuar me minus 15 pikë në kampionat, por ky mund të mos jetë lajmi i vetëm i keq për bardh e zinjtë, pasi për shkeljet e pretenduara klubi mund të dënohet edhe nga UEFA.

Deri më tani, UEFA ka qëndruar në heshtje në lidhje me këtë situatë, por nga Nyoni po vëzhgohet me kujdes gjithçka që ndodh rreth Juventusit. Rastet e fitimeve kapitale dhe pagave nuk do të kalojnë pa u vënë re para organit më të lartë të futbollit evropian.

Presidenti i UEFA-së Aleksandër Ceferin duket i gatshëm t’i shtrijë dorën klubit të Juventusit, pasi armiku i madh Agnellit është larguar nga skena dhe një drejtues i ri ka marrë detyrën e të parit të klubit nga Torino.

Në pritje të dënimit të Gjykatës së Drejtësisë së BE-së, të planifikuar për në mars, UEFA i kërkon klubit italian të largohet publikisht nga ideja për themelimin e Superligës Evropiane.

Për sa i përket fitimeve kapitale, nëse FIGC do të konfirmojë dënimin”, do të jetë e vështirë për Juventusin të marrë pjesë në garat evropiane edhe nëse arrin të kualifikohet përmes kampionatit, Kupës së Italisë apo Ligës së Evropës.

UEFA do të ndiqte hapat italianë dhe do ta përjashtonte atë apriori. Pastaj është edhe çështja e pagave, në këtë rast hyn në lojë Fair Play Financiar. Nëse konfirmohen dyshimet për mashtrim financiar, marrëveshja për shlyerjen e borxheve mund të anulohej dhe dënimet rrezikojnë të jenë edhe më të rënda, me Juventusin që do të mbetej jashtë garave evropiane edhe për më shumë se një sezon./kp/

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.