​Haxhiu: Jemi në finalizim të programit qeverisës, përfundon deri të premten

​Haxhiu: Jemi në finalizim të programit qeverisës, përfundon deri të premten

NULL NULL
3 weeks më parë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se beson që deri të premten të finalizohet programi qeverisës dhe të dalë për votim para kabinetit qeveritar.

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka mbajtur sot tryezë diskutimi me temën “Sundimi i ligjit në Kosovë, cilat janë prioritetet e qeverisë së re?”, në të cilën ministrja Haxhiu ka folur për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, ajo ka thënë se procesin e vetingut e konsideron sfidën më të madhe, për çka ka shtuar se të njëjtin synon ta realizojë me ndryshime kushtetuese por që është shprehur skeptike se ndryshime të tilla do të mund të kalonin në Kuvendin e Kosovës, për shkak se duhen edhe dy të tretat e komuniteteve jo shumicë.

“Ende jemi në finalizim të programit qeverisës besoj që do të përfundojë deri të premten e pastaj do të votohet në qeveri”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka thënë se prej kohës kur e kanë marrë drejtimi ne qeverisë e deri tani janë marrë me procesin e vetingut, për çka ka theksuar se stafi civil në Ministrinë e Drejtësisë ka hartuar një dokument dhe se deri të premten pritet të themelohet grupi punues por që janë në pritje që organizatat dhe institucionet t’i dërgojnë emrat.

“Do të doja ta shihja edhe kontributin tuaj në këtë drejtim, ka të bëjë me atë se vetingu në sistemi ne drejtësisë a duhet të behët me ndryshime kushtetuese apo vetëm me ndryshime ligjore, pra ta kemi vetëm ligjin për vetingun në sistemin e drejtësisë. Nëse e them mendimin tim personal por edhe të qeverisë, padyshim që më i fuqishëm do të ishte me ndryshime kushtetuese, por rezervat në këtë drejtim i kemi vetëm të vështirësia që mund ta kenë kalimi i amendamenteve kushtetuese në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo./KP