Haradinaj uron shqiptarët e Tuzit: Morën atë që u takon, fitoren në vendin e tyre NULL NULL 06.03.2023 07:20 06.03.2023 07:20 Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar shqiptarët e Tuzit pas fitores të Forumit Shqiptar. Haradinaj ka thënë se kjo është një datë e rëndësishme sepse shqiptarët morën atë që u takon. “Urime shqiptarëve të Tuzit që në një datë kaq të rëndësishme, morën atë që u takon, fitoren e tyre në vendin e tyre”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook. Në komunën e Tuzit në Mal të Zi, u mbajtën të dielën zgjedhjet për pushtetin vendor. 30 vendvotime janë hapur që në orën 7 të mëngjesit dhe të drejtë vote kishin mbi 12.000 votues ndërsa pjesëmarrja në votime ishte 63.82%, dhe sipas përfaqësueseve të Komisionit Zgjedhor Komunal, ata u zhvilluan të qeta. Në përfundim të numërimit rezultoi një tjetër fitore historike e “Forumit Shqiptar”, i cili ka arritur të sigurojë 18 mandate në Kuvendin e Komunës së Tuzit, osë shumicë absolute. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS