Fillon “Java e Dredhëzës” NULL NULL 28/05/2015 28/05/2015 Sheshi "Nënë Tereza" i Prishtinës do të jetë i mbushur me dredhëza, kjo pasi po shënohet java e këtij fruti. Kultivues të shumtë të dredhëzës kanë zënë vend në të dyja anët e sheshit ku edhe po promovojnë produktet e tyre. E sot, në vizitë u shkoi Ministria e Bujqësisë dhe drejtues të misionit USAID në Kosovë, të cilët janë edhe dy prej mbështetësve të këtij sektori. .Ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi, gjatë kësaj vizite foli për bashkëpunimin e mirë me USAID dhe tha se partneriteti i tyre është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e bujqësisë në Kosovë. Ai tha se ne bashkëbisedim me prodhuesit se kanë një situatë inkurajuese që i bënë të vazhdojnë me mbështetjen e mëtejme të sektorit të pemëve. Ndërsa James Hope Drejtori i misionit të USAID-it në Kosovë u shpreh shumë i lumtur që po mbahet java e dredhëzës në Kosovë.