Ermira Mehmeti: BDI të distancohet nga Gruevski NULL NULL 02/06/2015 02/06/2015 Përderisa komisionari Han dhe liderët e partive politike po tentojnë të gjejnë një zgjidhje për krizën politike, deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti ka përsëritur sot edhe një herë qëndrimin dhe kërkesën se kryeministri Nikolla Gruevski duhet të largohet nga skena politike pasi ai demokracinë në vend e ka shndërruar në diktaturë. Mehmeti vlerëson se Maqedonia po rrezikon humbjen e rekomandimit për fillimin e negociatave për anëtarësim me BE-në. Ajo në shkrimin e saj në facebook gjithashtu ka shkruar se në rrethana kur pushteti dhe opozita maqedonase janë në konflikt të ashpër, kur opozita shqiptare duket pa ndonjë ide, garantues i vetëm i dialogut ngelet vetëm BDI-ja. Sipas Mehmetit, “tani është koha që BDI të distancojë veten nga njeriu që rrënoi demokracinë, rrënoi lirinë e mediave, rrënoi pavarësinë e gjyqësorit, izoloi vendin nga partneret ndërkombëtarë, fuqizoi etnocentrizmin, fuqizoi gjuhen e urrejtjes dhe rivendosi dominimin etnik”.
Lajme Burri që vrau gruan e tij në natën e martesës dhe trupin e futi në valixhe dënohet me të paktën 21 vjet burgim 10 minuta më parë
Kosova “Prava Crna Gora” e gatshme ta tërheq mocionin e shtatorit ndaj Abazoviq veç nëse arrihet një marrëveshje 50 minuta më parë
Kosova 32-vjetori i themelimit të PVD-së, Kamberi: Partia e vetme që bashkon shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës 51 minuta më parë