Edita Tahiri i quan gënjeshtra deklarimet e Gjuriqit NULL NULL 08.05.2015 20:07 08.05.2015 20:07 Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, deklarimet e drejtorit të të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në kuadër të Qeverisës serbe, Marko Gjuriq, i cili ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për ndërprerjen e njëanshme të dialogut, i ka quajtur gënjeshtra të radhës. Tahiri ka thënë se Serbia duhet t’i ndalojë përpjekjet që të flasë në emër të Kosovës, si dhe mos të dezinformoj në adresë të saj. “Kosova në dialogun e Brukselit është dëshmuar për seriozitetin dhe përkushtimin e saj. Takimet që do të mbahen gjatë muajit maj, ne i kemi konfirmuar tash e sa kohë. Te hënën do të këtë takim për energjinë”, ka thënë Tahiri. “Më 20 maj, do të ketë takim për sigurimin e automjeteve, ku marrëveshja deri më tani është bllokuar nga anë e Serbisë. Me datën 18 maj do të kemi takim për çështjet e telekomit. Me datën 21 maj do ta diskutohet për IBM-in. I gjithë muaji maj do të jetë me takime”, ka thënë Tahiri. Ministrja Tahiri, ka thënë se takimet janë koncentruar në këtë muaj pasi Serbia ka refuzuar që të marrë pjesë në këto takime, ndërsa, tashti ata kanë shprehur gatishmërinë që të marrin pjesë në këto takime. Ndryshe, drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në kuadër të qeverisës serbe, Marko Gjuriq, ka thënë se Prishtina zyrtare ka vendosur të anulojë negociatat e planifikuara paraprake rreth Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sonte në Kiks Kosova - Të bijat fajësojnë mjekët në Gjakovë dhe Rahovec për vdekjen e babait (VIDEO) 20/09/2023