​Çollaku takon zyrtarë të lartë suedez - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

​Çollaku takon zyrtarë të lartë suedez

NULL NULL
27/05/2015
Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, po qëndron sot në vizitë zyrtare në Stokholm të Suedisë, ku është pritur në takime nga zyrtarë të lartë shtetëror.

Në takimin që zhvilloi me ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Wallstrom kanë diskutuar për rrugën integruese të Kosovës drejt BE-së dhe bashkëpunimin bilateral të të dyja shteteve duke rikonfirmuar sërish mbështetjen e këtij shteti ndaj perspektivës evropiane të Kosovës.

Duke e falënderuar për kontributin dhe ndihmën që Suedia i ka ofruar Kosovës në vazhdimësi në shumë forma që kanë ndikuar direkt në konsolidimin e shtetit, ministri Çollaku e ka njoftuar atë me prioritetet e Qeverisë së Kosovës drejt përmbushjes së agjendës evropiane.

“Kam zhvilluar një takim shumë të rëndësi shëm bilateral me ministren Wallstrom me të cilën këmbyem pikëpamje të përbashkëta lidhur me zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon. Sa i përket agjendës evropiane të Kosovës, hasa në mbështetje të plotë nga ministrja lidhur me dy proceset kyçe në këtë aspekt që jemi duke kaluar tani, si për nënshkrimin sa më të shpejt të MSA-së dhe natyrisht të përmbylljes sa më të shpejt të procesit të liberalizimit. Qeveria e Suedisë e ka mbështetur vazhdimisht Kosovën dhe do të jetë një mbështetëse e fuqishme në procesin e integrimit evropian” ka thënë ndër të tjera ministri Çollaku.

Ministri Çollaku ka zhvilluar takime edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të Suedisë të cilët i ka njoftuar me zhvillimet në Kosovë me theks të veçantë për prioritetet e agjendës evropiane dhe progresin e shënuar në këtë drejtim.