Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

​Bosch: Kosova nuk fiton asgjë me refuzimin e Gjykatës Speciale

NULL NULL
06.05.2015 17:44
Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka thënë të mërkurën se Kosova duhet të merr vendim pozitiv për themelimin e Gjykatës Speciale për Krime Lufte.

Ambasadori Bosch se kjo çështje mund të kalojë në kompetencë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, gjë që do të mund të jetë shumë e rrezikshme për imazhin e vendit më të ri evropian.

“Për Gjykatën Speciale duhet të votohet këtu. Nëse asaj i thuhet ‘jo’ këtu, atëherë kjo çështje do të transferohet në kompetencë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ky mund të jetë një rrezik shumë serioz. Ju nuk do të mund të fitoni asgjë me refuzimin e Gjykatës Speciale, përveç Tribunalit të OKB-së për krime lufte”, ka thënë Bosch.

Ai ka shtuar se së shpejti në Prishtinë pritet të arrijë një ekip nga Brukseli për të negociuar përmbajtjen e dokumenteve që duhet të adoptohen nga Kuvendi i Kosovës lidhur me themelimin e Gjykatës Speciale.

Ajo që deri më tani dihet, sipas Bosch, është që Gjykata Speciale do të duhej të jetë e përbërë tërësisht nga prokurorët dhe gjykatësit ndërkombëtarë dhe se ajo me stafin e vet në tërësi do të vendoset në Holandë.

Bosch ka thënë se EULEX “ka kryer punë të mirë në Kosovë” dhe se mandati i tij skadon nga mesi i vitit të ardhshëm.

“Ende mbetet të shihet dhe të negociohet formati i asistencës së ardhshme të BE-së për Kosovën në fushën e sundimit të ligjit. Disa elemente të tanishme të misionit nuk do të jenë të nevojshme në të ardhmen, por disa sikurse gjykatësit apo prania e policisë në veri të vendit sipas të gjitha gjasave do të vazhdohen”, ka thënë ai duke shtuar se “EULEX-i sipas të gjitha gjasave do të ekzistoj me emër tjetër dhe me mandat më të kufizuar.”

Këto komente ambasadori holandez i ka bërë një një ligjëratë para studentëve të Kolegjit ISPE.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.