Zyrtari i LDK-së: Fjalimi im “Bisedë me Presidentin Rugova” ishte metaforik NULL NULL 23.03.2017 23:08 23.03.2017 23:08 Kryetari i Degës së tretë të LDK-së, në Prishtinë, Hazir Borovci ka reaguar pas një fjalimi që kishte bërë të cilin e kishte titulluar, “Bisedë me Presidentin Rugova”. “Për (b)analizuesit e fjalimit tim metaforik “Bisedë me Presidentin Rugova”, një përkufizim i këtij nocioni: “Metafora është një figurë e fjalimit e cila përshkruan një objekt ose veprim në një mënyrë e cila nuk është fjalë për fjalë e vërtetë, por ndihmon për të shpjeguar diçka ose për të bërë një krahasim”, ka shkruar Borovci në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova. “Përkundër mesazhit metaforik, përmbajtja e porosisë së fjalimit tim gjendet edhe tek fjalimet të cilat, sa ishte gjallë, i mbante Presidenti Historik Ibrahim Rugova”, ka thënë ai më tej. Ky është postimi i plotë i Borovcit: “Për (b)analizuesit e fjalimit tim metaforik “Bisedë me Presidentin Rugova”, një përkufizim i këtij nocioni: “Metafora është një figurë e fjalimit e cila përshkruan një objekt ose veprim në një mënyrë e cila nuk është fjalë për fjalë e vërtetë, por ndihmon për të shpjeguar diçka ose për të bërë një krahasim”. Përkundër mesazhit metaforik, përmbajtja e porosisë së fjalimit tim gjendet edhe tek fjalimet të cilat, sa ishte gjallë, i mbante Presidenti Historik Ibrahim Rugova. Vizioni i tij për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, në miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe sot, është dhe duhet të jetë një filozofi politike determinuese. LDK ka për agjendë zhvillimin dhe fuqizimin e gjithanshëm të shtetit dhe nuk merret me individë tek e tuk, të cilët fshehen prapa agjendave meskine. Fuqizimi dhe masovizimi i Degës së III-të të LDK-së, duket se po i pengon dikujt”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 56 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 3 orë më parë