11:54, 14 Shtator 2017

Dogana e Kosovës ka pritur Simon McDonald si dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairí O’Connell.

McDonald është takuar me drejtorin e përgjithshëm Bahri Berishën dhe me ç’rast ka shprehur kënaqësinë që ka qenë zyrtari publik i parë i emëruar me përkrahjen e Ambasadës Britanike përmes projektit të përkrahejs teknike në rekrutimin e zyrtarëve publik duke u bazuar në proces transparent dhe meritokrat.

Gjatë takimit,Berisha e informoi me të arriturat e doganës gjatë viteve të fundit si dhe njëkohësisht shprehu konsideratën e lartë për Mbretërinë e Bashkuar dhe në veçanti për Doganat britanike të cilat kanë bërë shumë në zhvillimin e Doganës së Kosovës gjatë periudhës së pas-luftës.

Gjithashtu në takim u diskutuan edhe çështje e tjera me interesi ku fokusi u vendos në fuqizimin e ligjit, luftimin e korrupsionit dhe krimit ndërkufitar.

Gjatë vizitës, McDonald vizitoi  qendrën komerciale të Doganës së Kosovës ku pa nga afër punë e oficerëve doganor në zbatimin e kontrolleve kufitare.

 

Interesante