Zyrtari i DASH: Shqipëria të mos i shtyjë zgjedhjet NULL NULL 30.03.2017 08:37 30.03.2017 08:37 Zv.ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, i cili po zhvillon një vizitë në Prishtinë, ka folur edhe për zgjedhjet në Shqipëri. “Shqipëria duhet që t’i mbajë zgjedhjet e saj në kohën e duhur, më 18 qershor”, ka thënë Yee. Zyrtari amerikan ka nxitur opozitën dhe të gjitha partitë e tjera që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të mos i bllokojnë ato. “Dhe nëse ka probleme, ne mendojmë se opozita dhe qeveria duhet të ulen në dialog dhe t’i zgjidhin, në mënyrë që zgjedhjet të jenë të lira e të ndershme”, ka shtuar Yee në një intervistë për RTK-në. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.