Zyrtare: Ylli i “Sex and the City” në garë për guvernatore NULL NULL 24.03.2018 12:02 24.03.2018 12:02 Pas shumë spekulimeve, aktorja dhe aktivistja Cynthia Nixon, ka lansuar të hënën lajmin se ajo do të garojë për guvernatore të New Yorkut, njofton Klan Kosova. “E dua New York-un dhe sot po iu njoftoj zyrtarisht për kandidaturën time për guvernatore”, ka shkruar në një cicërim në Twitter Nixon. Bashkë me përshkrimin ajo ka postuar edhe një video. “Kurrë s’kam jetuar në ndonjë vend tjetër”, thotë Nixon në video. “Por, diçka duhet të ndryshojë. Duam që qeveria jonë të punojë përsëri, në çështje të shëndetësisë, t’i japim fund burgosjes masive, të ndreqim trafikun tonë nëntokësor të shkatërruar tashmë. Jemi lodhur me politikanë që hallin e kanë veç për top-lajme dhe fuqinë e tyre, se sa kujdesin për ne”, thotë ajo. Ylli i serisë së famshme “Seksi dhe Qyteti (New Yorku)” do të garojë kundër demokratit Andrew Cuomo në primaret e shtatorit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Moderatori, Kurtit: Duket që nuk e ke problem nëse po e hidhëron dikë - Kurti: Kritika është e shëndetshme 19/03/2024