Zyrtare “VAR”-i do të aplikohet edhe në Premier League nga viti i ardhshëm NULL NULL 16.11.2018 18:33 16.11.2018 18:33 Skuadrat e elitës në Angli votuan në favor të përdorimit të teknologjisë në Premier League, duke iu bashkuar revolucionit që preku edhe Spanjën, Italinë e Gjermaninë, si dhe u aplikua me sukses edhe në Botërorin e kësaj vere. Kështu, arbitrat e Premier League do të ndihmohen nga pamjet vizuale dhe asistencën jashtë fushës, pasi 20 skuadrat më të mira vendosën më në fund t’i dorëzohen presionit, duke lënë mënjanë mendimin e konservatorëve të futbollit në vendin ku u shpik ky sport. Duke nisur nga sezoni 2019-2020, sistemi “VAR” do të jetë i pranishëm në çdo stadium në kampionatin më të fortë të planetit,shkruan top-channel, përcjell KlanKosova. Ndërkohë, programi i testeve jo në mënyrë direkte që bëhet aktualisht në Premier League do të vazhdojë për pjesën e mbetur të sezonit. Fokus i veçantë do të jetë në ndeshjet e së shtunës, me protokollin e qartë për komunikimin e vendimeve të “VAR”-it ndaj tifozëve. “Premiership” bëhet kështu kampionati i fundit nga 5 ligat madhore kontinentale, që kishin aplikuar më herët sistemin e video arbitrimit në futboll. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 22 orë më parë