Zyrtarë të komunës së Malishevës vizitojnë pacientët në dializë NULL NULL 16.08.2018 16:42 16.08.2018 16:42 Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i shoqëruar nga drejtori për shëndetësi Liridon Hoti dhe ai për buxhet, Valon Mazreku, sot kanë vizituar pacientët nga Malisheva, të cilët janë në dializë dhe këtë shërbim e marrin në spitalin rajonal në Prizren. Berisha, është njoftuar me gjendjen e tyre dhe me shërbimin që iu ofrohet, përfshi edhe transportin e tyre, të cilin e siguron Komuna e Malishevës. Gjatë kësaj vizite në spitalin rajonal në Prizren, nënkryetari i Komunës së Malishevës dhe Hoti e Mazreku, janë takuar me pacientët që sot ishin duke e marrë këtë shërbim, me të cilët kanë biseduar rreth kushteve dhe trajtimit që ju ofrohet, e në veçanti për transportin që ju sigurohet nga komuna. Pacientët në dializë, të cilët trajtohen, janë ndarë të kënaqur me këtë vizitë, e po ashtu edhe me shërbimin që ju ofrohet atyre, kurse nënkryetari Berisha, ka premtuar se Komuna e Malishevës, do të vazhdoj të kryej këtë shërbim për pacientët në dializë. Në Komunën e Malishevës, janë 23 persona në dializë dhe shërbimin shëndetësor e marrin në rregullisht, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 1 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë