16:30, 9 Janar 2018

Sulmuesi i ekipit Vëllaznimi nga Gjakova Semir Zeneli, zyrtarisht është transferuar te skuadra Fortuna Oslo në Norvegji.

Lajmin për emisionin ‘Minuta e Fundit’ në Klan Kosova e ka konfirmuar futbollisti dhe trajneri i ekipit Fortuna, Shpëtim Babaj.

Babaj tha se bileta e aeroplanit tashmë është rezervuar dhe se me datë 20 janar, Zeneli do të udhëtoj për Oslo.

Veç Zenelit do të transferohen edhe dy ose tre futbollistë tjerë thotë Babaj, pasi synimi është të ngjiten në kategorinë e tretë.

 

Emanuell Syla

klankosova.tv