13:44, 14 Shtator 2017

E ashtuquajtura Zyra serbe për Kosovën ka theksuar se  veprimi i policisë së Kosovës dhe ndalimi i anëtarëve të Kryqit të Kuq ka më së paku lidhje me serbët dhe punën e një organizate humanitare.

Sipas kësaj zyreje kjo “është një kalkulim në mes të strukturave politike të vjetra dhe të reja në Prishtinë dhe konfliktit të brendshëm që është pasojë e kalimit të pushtetit në institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes”, transmeton Klan Kosova.

Duke e quajtur këtë veprim të turpshëm  zyra  që drejtohet nga Marko Gjuriq ka theksuar se keqpërdorimi i çështjeve humanitare për qëllime politike nuk i sjellë asgjë të mirë askujt.

 

 

Interesante