Zuckerberg refuzon të dëshmojë para deputetëve amerikanë NULL NULL 27.03.2018 18:03 27.03.2018 18:03 Bosi i Facebook Mark Zuckerberg nuk do të paraqitet për të dëshmuar pranë komitetit parlamentar në SHBA, në lidhje me dyshimin për përdorimin e të dhënave personale nga Canbridge Analytica. Zuckerberk ka kërkuar falje për “shkeljen e besimit” megjithatë ka thënë se nuk do të paraqitet për të dëshmuar. Në vend të tij do të paraqitet shefi i prodhimit në Facebook, Chris Cox, i cili do të paraqes provat para deputetëve, në javën e parë pasi të fillojnë punimet pas pushimit të Pashkëve. Udhëheqësi i hetimit parlamentar për lajme të rreme, Damian Collins, ka kërkuar nga Zuckerberg që ta mendojë sërish vendimin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj kujton betejën e Pozharit dhe masakrën e Izbicës: Dëshmi të dhembjes e vuajtjes, krenarisë e heroizmit 6 minuta më parë