9:19, 15 Nëntor 2017

Në tubimin e mbajtur në lagjen Mati, Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti bashkë me Selim Pacollin prezantuan para banorëve projektet që kanë për këtë lagje.

Ideja për Prishtinën, qytet në çdo lagje, nënkupton shërbimet komunale sa më afër banorëve të lagjeve.

Kësisoj, në Mat do të hapet Bashkësia Lokale; do të ndërtohet parku i lagjes; do të zgjerohen kapacitetet e çerdhes ekzistuese; si dhe do të bëhet  ndërtimi i kolektorit, transmeton Klan Kosova.

Interesante