17:00, 13 Mars 2018

Juventus është duke rrezikuar që ta humbë mundësinë që të nënshkruajë me mesfushorin e Liverpoolit, Emre Çan, raporton Tuttosport.

Kjo nëse Zonja e Vjetër nuk arrin një marrëveshje për kushtet personale me përfaqësuesin e Gjermanisë.

Ata kanë qenë favoritë për ta transferuar ish-futbollistin e Bayer Leverkusenit si transfer të lirë gjatë verës, por interesimi nga Real Madridi dhe Bayern Munchen, e ka lënë atë që t’i shqyrtojë edhe opsionet e tjera.