20:52, 2 Tetor 2018

Juventus ka shënuar fitoren e nëntë radhazi që nga fillimi i sezonit dhe të dytën në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur 3 me 0 ekipin nga Zvicra, Young Boys.

Edhe pse në sulm munguan Cristiano Ronaldo e Douglas Costa, Paulo Dybala ishte ai që barti mbi supe gjithë rezultatin duke shënuar tri gola, njofton Klan Kosova.

Zonja e Vjetër nuk ka lëshuar pikë në asnjërën nga ndeshjet e luajtura deri më tani në këtë sezon, ndërsa Young Boys janë nuk kanë pikë në Ligën e Kampionëve, marrë parasysh humbjen nga Manchester United ndeshjen e kaluar.

Fitore ka shënuar edhe Manchester City si mysafir i Hoffenheim.

Edhe pse rezultati ishte i barabartë deri në fund, David Silva në minutën e 87-të ia siguroi fitoren anglezëve.

City kështu është ngjitur përkohësisht në vendin e dytë në grup, pas Lyon i cili do të ndeshet me Shakhtar Dontesk nga ora 21:00.