Sonte në Zona B mund të ndiqni vazhdimin e dokumentarit që trajton trajektoren e pushtetit të diktatorit Sllobodan Millosheviq dhe krejt ngjarjet që e prekin atë përgjatë atyre viteve

18:02, 13 Mars 2018

Në terminin e Zona B sonte mund të ndiqni pjesën e dytë të dokumentarit Rënia e Millosheviqit.

Si erdhën vëzhguesit e OSBE-së në Kosovë, dhe a ishin ata të njëanshëm?

Cili ishte versioni serb për masakrën e Reçakut?

Pse u trondit nga ky krim edhe presidenti francez, Zhak Shirak?

Qysh u bë që sekretarja Medlin Ollbrajt, të bisedojë me kolegun e saj rus, Igor Ivanov, për Kosovën, në një shfaqje madhështore në teatrin Bolshoi?

Si u zgjodh kështjella e Luigjit XVI si vend ku do të negocionin shqiptarët dhe serbët?

Cila ishte ideja e çmendur që befasoi Kris Hillin, një ditë pas nisjes së konferencës së Rambujesë?

Përgjigjet në këto dhe shumë pyetje tjera i mësoni sonte, në vazhdimin e dytë të serisë së jashtëzakonshme, Rënia e Millosheviqit.

Ndiqeni, në Klan Kosova, sonte nga ora 21.