21:30, 11 Janar 2017

Analisti, Petrit Zogaj thotë që seanca e jashtëzakonshme që është thirrur dje pas arrestimit të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj nuk mund të quhet më e tillë pasi për Kuvendin e Kosovës janë bërë të zakonshme këto seanca.

“S’besoj që është hera e parë që Kuvendi me një shpejtësi mbledh 40 nënshkrime dhe thirr seancë, janë bërë të zakonshme këto seanca sepse thirren shpesh, dhe nuk do të duhej t’i klasifikonim si të jashtëzakonshme”.

“Besoj se politikisht është e gabuar thirrja e seancës për të diskutar një çështje që ka të bëjë me drejtësinë mes dy shteteve”.

“Politikisht është përpjekje që të gjitha subjektet politike, edhe kryeministri e ministrat, për të thënë se janë të interesuar për një qytetar të Kosovës”.

Zogaj gjatë emisionin Zona B në Klan Kosova ka thënë që nuk mund t’ia besojë transformimin politik Isa Mustafës pasi ai akuzon Haradinajn.

“Nuk ia besoj transformimin politik Mustafës që e akuzon Haradinaj, hipokrizia politike është e të gjithë deputëtëve, kryesisht e pozitës”.

 

 

Interesante