Zjarri rrezikon banesat në Manati të Lezhës NULL NULL 17.07.2017 11:13 17.07.2017 11:13 60 forca dhe mjete zjarrfikëse janë angazhuar për shuarjen e një vatre zjarri në Manati të Lezhës, prej mesnatës. Operacioni për shuarjen e flakëve është përqendruar fillimisht ne eliminimin e zjarrit që rrezikonte banesat. Ndërkohë, Emergjencat Civile njoftojnë se vetëm gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 15 vatra zjarri në Berat, Shkodër, Tiranë, Vlorë, Durrës, Lezhë dhe Dibër, shkruan Top Channel. Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 153 zjarrfikës me 27 automjete, 138 forca ushtarake dhe helikopterë. Specialistët e Emergjencave Civile janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin pasi rreziku i zjarreve për shkak të temperaturave të larta është ende evident. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë komandantin e lartë të Hamasit në Al-Shifa 18 sekonda më parë
Lajme Franca mbyll faqen e interneti që pretendonte se po rekrutonte vullnetarë për të luftuar në Ukrainë 7 minuta më parë