Zjarri përfshiu qytetin, Anxhelina braktis shtëpinë NULL NULL 09.11.2018 19:47 09.11.2018 19:47 Këngëtarja shqiptare, Anxhelina Hadërgjonaj dhe miku i saj, grimeri i famshëm, Ariel Tejada, kanë braktisur shtëpinë e tyre pasi zjarri i madh përfshiu qytetin Calabasas në California. Një gjë të tillë e ka treguar vetë këngëtarja, e cila ka bërë disa postime në “Instastory”, ku tregon se tashmë ndodhet në një vend të sigurt bashkë me Arielin. “Po mundohemi të jemi pozitivë”, shkruan Anxhelina, e cila në ato momente po ndiqte lajmet mbi situatën në qytet pas zjarrit. Ndërkohë, edhe e famshmja Kim Kardashian njoftoi më herët se kishte braktisur shtëpinë e saj për t’u siguruar bashkë me fëmijët e saj. Madje ajo tregoi se kishte vetëm një orë kohë për të paketuar dhe evakuuar shtëpinë. Por edhe pse ndodhej në një situatë të frikshme, ajo u sigurua që të filmonte gjithçka dhe më pas t’i publikonte në rrjetet sociale, shkruan panoramaplus. Kim gjithashtu ndjekësve të saj të shumtë që të luten për qytetin e saj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Prive Leonora Jakupi e pret me lule Ganimete Musliun: Mirë se erdhe motrushja ime (FOTO) 12 orë më parë