Zjarrfikësit pastrojnë Mirushën NULL NULL 19.09.2018 13:37 19.09.2018 13:37 Njësia e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Malishevë, tani e dy ditë me radhë janë duke pastruar hapësirën përreth liqenit në Mirushë dhe kjo punë vullnetar e tyre, është duke u bërë në kuadër të aksionit të madh kombëtar “Ta pastrojmë Kosovën”. Për këtë qëllim, zjarrfikësit e Malishevës, i kanë vizituar drejtori komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, Valon Gashi dhe ai i Shërbimeve Publike, Milazim Morina, të cilët i kanë falënderuar zjarrfikësit për këtë punë të madhe që janë duke e bërë. Sipas Morinës, aksioni i pastrimit, është duke vazhduar në Komunën e Malishevës dhe janë në koordinim me nivelin qendror, me qëllim të ky aksion tre mujor, të arrij qëllimin e saj, për largimin e mbeturinave dhe eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave. Morina dhe Gashi, njëkohësisht i kanë ftuar të gjithë vullnetarët, që të vazhdojnë të japin kontributin e tyre, për pastrimin e ambientit, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 10 minuta më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 16 minuta më parë