Zjarret, Athina tërheq urgjentisht avionët nga jugu i Shqipërisë NULL NULL 12.08.2017 09:56 12.08.2017 09:56 Shefi i ushtrisë greke ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme të avionëve grekë nga jugu i Shqipërisë. Me një urdhër urgjent dhe pa asnjë sqarim të shefit të ushtrisë greke avionët “Canadair” janë larguar urgjentisht nga hapësira ajrore e Shqipërisë. Sipas burimeve pranë Drejtorisë së Zjarrfikësve në Athinë, urdhëri u dërgua urgjent rreth orës 12.45, me orën lokale dhe menjëherë dy avionët kanë përfunduar operacionet e tyre në zonën e Bularatit, Muzinës, Dhrovjanit dhe Zervatit në jug të Shqipërisë, për t’u larguar drejt bazës së tyre në Elefsina, pranë Athinës. Ndonëse situata në Greqi është e qetë dhe nuk ka fronte intensive zjarri, askush nuk e di arsyen përse shefi i ushtrisë greke ka vendosur braktisjen e operacioneve në vendin tonë, ku situata e zjarreve ka arritur kulmin, deklaruan burime pranë Drejtorisë së Zjarrfikësve për Top Channel. Krahas kësaj, i sigurt tashmë është fakti që fronti i zjarreve në jug të Shqipërisë do të përkeqësohet. Pak ditë më parë ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati falenderoi Greqinë për ndihmën e dhënë në fikjen e zjarreve me avionët e saj në jug të vendit tonë./syri.net *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova INPO publikon raportin, “Procesi i prokurimit dhe menaxhimi i kontratave në 20 komuna të Kosovës” 24 minuta më parë
Lajme Gjykata e OKB-së urdhëron Izraelin të mundësojë rrjedhjen e lirshme të ndihmave në Gaza 58 minuta më parë