Zjarr në uzinën e Ballshit, digjen mbetjet toksike të naftës NULL NULL 22.11.2017 09:01 22.11.2017 09:01 Një zjarr ka rënë në uzinën e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, ku janë djegur mbetje toksike të naftës. Informacionet paraprake bëjnë të ditur se zjarri ka rënë rreth orës 07:20, në repartin e “Koksit” e për pasojë është dëmtuar lehtë L. Y, 53 vjeçar, punëtor i këtij reparti i cili po merr mjekim në spital, shkruan Top Channel. Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit, i cili është vënë nën kontroll. Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.