20:27, 21 Prill 2017

Ambientet e paraburgimit në Policinë e Vlorës janë përfshirë nga flakët.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:30.

Burime nga ambientet e Policisë në Vlorë bëjnë me dije se zjarri ka shkaktuar panik, shkruan Lapsi.al.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Ende nuk janë përcaktuar shkaqet e zjarrit, por pritet që hetimet të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen.

zjarri-2

Interesante