Zjarr në Dhërmi, rrezikohen banesat dhe bizneset NULL NULL 20.07.2018 08:18 20.07.2018 08:18 Një zjarr i fuqishëm përfshiu fshatin bregdetar Dhërmi, në Vlorë. Zjarri i nisur pasdite u përhap me shpejtësi në zonën e gjelbër, pranë banesave. Flakët rrezikuan seriozisht dy banesa dhe dy biznese private. Në vendin e ngjarjes mbërritën zjarrfikësit dhe flakët u shuan vetëm në orët e para të mëngjesit, shkruan Top Channel. Zjarrfikësit u ndihmuan nga banorët e zonës, të cilët me mjete rrethanore u përpoqën që të mos i linin flakët që të përhapeshin më shumë. Sipërfaqja e përfshirë nga flakët ndodhet mbi plazhin e Dhërmiut dhe poshtë rrugës nacionale. Zjarri i rënë në Dhërmi është i pari zjarr gjatë kësaj vere në Shqipëri që rrezikoi seriozisht jo vetëm jetën e banorëve, por shkatërroi edhe disa hektarë të gjelbëruar por u bë edhe kërcënim për mjetet që lëvizin në aksin kombëtar të bregut. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku e Haradinaj s’do të jetë kryeministër (VIDEO) 26 minuta më parë