9:34, 11 Gusht 2018

Në fshatin Plemetin të Obiliqit është shkaktuar një zjarr i madh pas një incidenti në një supermarket në orët e para të së shtunës, njofton Klan Kosova.

Rastin për Klanin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 05:00 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në Plemetin të Obiliqit, saktësisht në një dyqan. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe zjarrfikësit”, ka thënë Ahmeti.

Zjarri është lokalizuar, ndërsa nuk njoftohet për persona të lënduar.

“Hetuesit policor janë duke punuar për të sqaruar rrethanat se si ka ardhur deri te ky incident”.

klankosova.tv