9:23, 4 Dhjetor 2018

Në vitin 2013 Drejtori Ekzekutiv i Amazon, Jeff Bezos, pati thënë se kjo kompani do të fillojë dërgesat me dronë brenda pesë vjetësh. Sot, në vitin 2018, një gjë e tille ende nuk është arritur nga kjo kompani.

Por, Drejtori Ekzekutiv i Zipline, Keller Rinaudo, në një konference së fundmi ka bërë të ditur se kompania të cilën e ndihmoi të themelohej dy vjet më parë, tashmë po realizon dërgesa me dronë.

Në vend të prodhimeve për konsumatorë, Zipline është fokusuar në nevojat humanitare, duke dërguar pajisje mjekësore në vendet rurale nëpër botë.

“5.8 milionë fëmijë vdesin çdo vit si pasojë e mungesës së produkteve bazike mjekësore. Kur dëgjuam për këtë, në veçanti në boten tone ku ka pasuri sa të duash, dukej tërësisht çmenduri për në që askush nuk kishte aplikuar teknologjinë për zgjidhjen e këtij problem” ka thënë Rinaudo.

Për fillim, kompania ka vendosur një qendër distribuimi në Rwanda nga ku nisen aeroplanët autonomë për të dërguar gjak nëpër spitalet ku qasja është e vështirë.

Sot Zipline përmbush rreth 35% të kërkesave për gjak në Rwanda dhe ndihmon të shpëtojë jetë duke mundësuar transfuzionin e gjakut.

Sistemi i dërgesave me dronë në këtë vend është më i madhi në botë.