Zimbabwe: Shkarkimi i presidentit Mugabe fillon të martën NULL NULL 20.11.2017 17:31 20.11.2017 17:31 Partia më e madhe në Zimbabwe Zanu-PF ka deklaruar që do të filloj me procedurat e largimit të presidentit Robert Mugabe nga posti i tij ditën e martë. Ky i fundit ka refuzuar të jap dorëheqje në një afat kohor të caktuar nga kjo parti. Zanu-PF ka akuzuar Mugabe për lejimin e bashkëshortes së tij të “uzurpoj të drejtat kushtetuese”. Mugabe dhe bashkëshortja e tij Grace tashmë janë përjashtuar nga partia, përderisa ushtria ka marrë kontrollin e vendit që nga e mërkura e kaluar. Ky veprim ishte ndërmarrë pasi qe Mugabe largoi zëvendësin e tij Mnangagwa, që t’i mundësoj bashk9shortes së tij të marrë postin e presidentes. /klankosova.tv/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Franca mbyll faqen e interneti që pretendonte se po rekrutonte vullnetarë për të luftuar në Ukrainë 4 minuta më parë