Zidane vendos formacionin ndaj Eibar NULL NULL 01.10.2016 14:44 01.10.2016 14:44 Strategu francez ka vendosur formacionin për përballjen e radhës në La Liga, në të cilin do të përfshihet edhe mesfushori spanjoll. Zinedine Zidane ka thënë se planifikon që të luajë me Isco ndaj Eibar. Francezi u shfaq përpara mediave pas seancës stërvitore të zhvilluar mengjësin e ditës së sotme. Në prag të sfidës, tekniku përveç që konfirmoi se Isco do të luajë nesër dhe veçoi rëndësinë e të qëndruarit të fokusuar gjatë gjithë ndeshjes për të arritur fitoren. “Ashtu si të gjitha ndeshjet, e dimë se nga ku vijmë dhe e dimë se duhet të përballemi fortë në ndeshje”. Do të jetë një ndeshje e vështirë, do të tentojnë të nxjerin diçka pozitive, por ajo që më intereson është ajo që do të bëjmë ne”. “Isco do të luaje nesër sepse është mirë, sepse është një lojtarë i rëndësishëm. Nëse ndodhet me kombëtaren është për ndonjë arsye edhe pse nuk ka luajtur shumë. Jam i pari që e pëlqej Iscon, tani është pa shqetësime dhe është një lojtarë i rëndësishëm për ekipin tonë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.