Zidane në Manchester pas largimit të Mourinhos ? NULL NULL 18.12.2018 16:00 18.12.2018 16:00 Pas disa muajve rezultate të dobëta nën drejtimin e Manchester United, sot Jose Mourinho dha dorëheqje nga shefi i shtabit teknik. Vendin e Mourinhos pas largimit të tij për një kohë të shkurtër do ta zë zëvendësi i tij, ish futbollisti i “Djajve të kuq”, Michael Carrick. Menaxhmenti i gjigantit anglez është duke menduar për një zëvendësues ideal për drejtimin e ekipit. Si emra të përmendur janë: Zinedine Zidane, Antonio Conte dhe Laurent Blanc, shkruan calciomercato përcjellë Klan Kosova. Zidane është emri më favorit nga të lartpërmendurit. Francezi si menaxher arrit të fitojë tre herë Ligën e Kampionëve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.