21:43, 2 Dhjetor 2018

Në shkollën fillore “Tefik Çanga” në Ferizaj është organizuar kampionati i parë individual U21, ku kanë marrë pjesë lojtarët më të mirë të kësaj kategorie nga klubet kryesore.

Garat janë zhvilluar fillimisht në grupet individuale të meshkujve dhe të femrave, për të vazhduar me garat e çifteve të meshkujve dhe të femrave, e pastaj garat individuale në ‘skelet’ për meshkuj dhe femra.

Në përgjithësi klubet më të suksesshme dolën “Lidhja e Prizrenit” tek meshkujt dhe “Drita” tek femrat me nga dy vende të para, njofton Klan Kosova.

“Në finale e vajzave nga Gjilani, Alma Mehmeti ishte më mirë se Bleona Mehmeti duke fituar titullin e parë për U21 me rezultat 4:2 (4:11, 11:4, 9:11, 11:4, 11:8, 11:7)”.

“Në finale u takuan dy lojtarët më të mirë të Kosovës që ofruan një ndeshje të fortë dhe plot dramë për publikun, Kësaj radhe fitoi Kreshnik Mahmuti ndaj Blendon Lutës me 4:1 (11:4, 7:11, 11:6, 11:8, 11:9) e me këtë mori edhe titullin e Kampionit të parë për U21”.

klankosova.tv