Zhvillohet ceremonia e varrimit të George Michael NULL NULL 29.03.2017 19:15 29.03.2017 19:15 Ceremonia e varrimit të George Michael është zhvilluar tre muaj pas vdekjes së tij të papritshme në moshën 53 vjeçare. Nga familja e tij është bërë e ditur që në ditën e mërkurë është zhvilluar një ceremoni e vogël me familjarë dhe të afërm. Përmes një deklarate ata kanë falënderuar të gjithë fansat për mesazhet e shumta dhe mbështetjen që u kanë dhënë, pas ceremonisë e cila është mbajtur në Londër. Michael ka vdekur nga shkaqe natyrale në shtëpinë e tij në Oxfordshite në ditën e Krishtlindjeve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Mbahet Festivali i Filmit për të Drejtat e Njeriut: Fituesit janë nga Rusia dhe Gaza 18/03/2024