Zgjohuni më mirë NULL NULL 28.05.2015 17:01 28.05.2015 17:01 Monday Morning Ja disa zakone që të zgjoheni më lehtë dhe më të lumtur. Uji Duhet të hidhni poshtë mitet false mbi ujin, sepse ai është shumë i rëndësishëm për organizmin tonë dhe funksionet e tij nuk mund të nënvlerësohen. Trupi ynë është ndërtuar me pjesën më të madhe nga uji. Mund të mbijetohet rreth tri javë pa ushqim, por nuk arrihet të qëndrohet më shumë sesa tri ditë pa ujë. Fillojeni ditën tuaj duke pirë një gotë ujë, sepse mund të hidratoheni. Uji arrin vërtet t’ua nxjerrë më së miri gjumin e të përjetoni një zgjim të plotë. Ushqimi Ushqimi mund të konsiderohet si një zgjim natyral. Të ndieni aromën e një mëngjesi të mirë dhe pastaj ta konsumoni atë, është gjëja më ideale për ta lënë gjumin mënjanë. Nuk ka rëndësi se çfarë mund të hani, sepse në nivel shkencor është provuar se, marrja e karbohidrateve dhe e proteinave në organizëm, mund t’ju zgjojë mjaft mirë. Molla Molla përmban fruktozë, që është një sheqer natyral në gjendje për t’ju dhënë karikimin e duhur për t’u zgjuar në mënyrë optimale. Falë këtij sheqeri, ju mund të zgjoheni duke pasur në dispozicion rezervat e duhura energjetike. Ndër të tjera, molla është një burim i madh fibrash. Çokollata Ka shumë arsye për të ngrënë çokollatën. Një copë e vogël çokollatë mund t’ju japë energjinë për të cilën keni nevojë. Çokollata e ngrohtë për shembull, mund të jetë një alternativë e mirë kundër kafesë. Duke e konsumuar do të merrni menjëherë një rehati të pakrahasueshme. Drita Për ta filluar mirë ditën, ekspozohuni në dritë të diellit. Mbase në fillim mund të jetë e bezdisshme, por rrezet e arta janë esenciale për t’u zgjuar dhe për të ndenjur energjik përgjatë gjithë ditës. Kripërat Kripërat njihen veçanërisht për ndihmën që mund të japin pas përzierjes, por të rëndësishme janë edhe për t’u zgjuar. Me siguri, duke i përdorur, do të arrini që të merrni një efekt po aq të mirë sa edhe ai që mund t’ju japë kafeja. Ushtrimet fizike Pak ushtrime fizike në mëngjes mund të jenë një ndihmë shumë e madhe. Nuk është e nevojshme të bëni kushedi se çfarë, por edhe pak shtriqje mjafton për t’u zgjuar dhe në të njëjtën kohë për të pasur shëndet të mirë. Aktiviteti fizik përmirëson qarkullimin e gjakut dhe konsiston në zgjimin natyral. Muzika E keni me vështirësi që të zgjoheni? Provojeni me muzikën. Zgjimi me bazë notat muzikore, mund të jetë i rëndësishëm. Ndërkohë, ajo ndihmon edhe pas zgjimit, duke e dëgjuar në sfond, ndërkohë që laheni apo hani mëngjesin. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 28/03/2024
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 28/03/2024