17:35, 19 Maj 2017

Pas arritjes së marrëveshjes me Partinë Demokratike dhe shtyrjen e zgjedhjeve me një javë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vendosur të mbledhë në një darkë të gjithë kandidatët e Partisë Socialiste.

Sipas marrëveshjes Rama-Basha, janë përjashtuar koalicionet parazgjedhore mes partive, gjë kjo që ka sjellë edhe pakënaqësi te partitë e vogla.

Ndërkohë kreu i Lëvisjes Socialiste për Integrim, Petirit Vasili ka deklaruar më herët se partia të cilën ai drejton do të dali forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit, shkruan gazeta Shekulli.

Ndërkohë sipas burimeve, takimi i Kryeministrit Rama me kandidatët e Partisë Socialiste do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 19:0o.

Interesante