Zgjedhjet lokale 2017: Klan Kosova LIVE në gjithë Kosovën (VIDEO) NULL NULL 21.10.2017 22:00 21.10.2017 22:00 E diela e 22 tetorit është dita kur duhet zgjuar herët. Është dita kur ju jeni mbret, njëherë në katër vjet. Këtë të diel ju vendosni si do të jetë jeta juaj në 1 mijë e 460 ditët e ardhshme. Në 12 orë të saj, votohet për zgjedhjet komunale. Gjatë kësaj kohe ju duhet të dini çfarë po ndodh gjithandej vendit. Për këtë kujdeset Klan Kosova, duke raportuar nga çdo pjesë e shtetit. Ekipet e shumta të televizionit do të jenë aty ku ju do të dëshironi t’i shihni. Edhe në lagjen tuaj, si fqinji më i afërt. Nga vajzat dhe djemtë e Klanit do të kuptoni ku po ngec puna. Edhe ku gjithçka po shkon mirë. Edhe cilat janë emocionet e votuesve 18 dhe atyre 80 vjeçar. Nga ekrani i këtij televizioni do t’i mësoni më së pari rezultatet. Të gjeturat e exit-polleve nga komunat kryesore ju presin në orën 19 e 1 minut. Pas tyre vijnë gëzimet e dëshpërimet kandidatëve. Edhe shumëçka tjetër. Gjithçka në një adresë të dëshmuar. Zgjedhjet Lokale 2017 në Klan Kosova. E diel, 22 tetor, nga ora 07:00. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 3 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 4 orë më parë