“Zgjedhja e Trump do të thotë zbehje e rolit amerikan në Ballkan” NULL NULL 09.11.2016 22:00 09.11.2016 22:00 Ish-ambasadori dhe negociatori për çështjen e emrit, Nikolla Dimitrov, ka komentuar zgjedhjen e Trumpit për President të SHBA-ve dhe pasojat e saj për Maqedoninë dhe Ballkanin. Dimitrov tërheq vërejtjen se politika e jashtme e Presidentit Trump nuk është aspak e lehtë të parashikohet, por bazuar në premtimet parazgjedhore mund të presim një politikë proteksioniste dhe izolacioniste. Kjo do të thotë se Trump do të përqëndrohet në situatën e brenshme ndërsa roli i SHBA-ve në arenën ndërkombëtare do të zbehet. Të njejtën linjë pritet ta ketë edhe në Ballkan, – transmeton Zhurnal. “Interesimi i SHBA-ve për Ballkanin dhe Maqedoninë do të ulet edhe më tepër. Do të vazhdojë përkrahja për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE por përpjekjet për këtë do të jenë kryesisht nga ana e vetë vendeve Ballkanike.” – shprehet Dimitrov. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova AAK i jep rëndësi mënyrës se si të shkohet në zgjedhje, ende nuk ka kandidat për kryeministër 5 minuta më parë