12:58, 19 Qershor 2017

Zëvendësndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Operacione, John Manza ka qëndruar sot për vizitë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë

Gjatë vizitës së tij, Manza uu prit nga Giovanni Fungo, Komandant i KFOR-it dhe u informua për zhvillimet e fundit mbi situatën aktuale të sigurisë dhe situatën socio-politike në Kosovë.

Stafi i KFOR-it veçanërisht vuri në dukje rezultatet e rëndësishme të arritura nga KFOR-i për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes, duke mundësuar kështu zhvillimin e kushteve më të mira sociale dhe ekonomike për të gjithë qytetarët në Kosovë.

Zyrtari i lartë i NATO-së gjithashtu u takua me Ambasadorët e QUINT-it (Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë e Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara), si dhe përfaqësues të Komunitetit Ndërkombëtar në Kosovë.

Gjatë këtyre takimeve, ata diskutuan rëndësinë e qasjes gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunimit të ndërsjellë midis Organizatave të Komunitetit Ndërkombëtar dhe Institucioneve në Kosovë, për të përmirësuar, nëpërmjet dialogut, stabilitetin dhe sigurinë e përgjithshme të Kosovës, transmeton Klan Kosova.

 

Interesante