“Zero tolerancë ndaj atyre që i shkelin rregullat në komunikacion” NULL NULL 28.07.2017 18:53 28.07.2017 18:53 Nga një aksident që ndodhi mbrëmë tek rrethrrotullimi që e lidh Prishtinën me Mitrovicën dhe Ferizajn, kanë humbur jetën katër persona. Aksidenti sipas Policisë ka ndodh, si shkak i tejkalimit të shpejtësisë, njofton Klan Kosova. Burim Krasniqi, drejtor për Siguri në Komunikacion nga Ministria e Infrastrukturës ka thënë se asnjë shoferë nuk duhet të tolerohet nga Policia kur ai i thyen rregullat në komunikacion. “E vetmja mënyrë, është mos të tolerohen shoferët – zero tolerancë kur shkelet Ligji”, kështu tha Krasniqi në Info Magazine të Klan Kosovës. Nazmi Zogaj, shef i Njësisë së Hetimit të Komunikacionit Rrugor, ka thënë se secilin ngasës që i shkel rregullat, ata e dënojnë. “Policia e zbaton Ligjin – ne nuk jemi ekzekutues, çdo ngasës që i shkel rregullat ne e dënojmë”. “Por mungon ekzekutimi i këtyre lëndëve, ky sanksion nuk po paguhet nga kundërvajtësit”. “Sepse gjobat e policisë nuk janë në rënie, por janë rritur”. Eris Hana nga SPRC, poashtu ka thënë se nuk duhet të tolerohet falja e dënimeve nga Policia. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë