8:46, 13 Nëntor 2017

Raportimet për BREXIT duket se po i mërzisin britanikët.

Prandaj diçka e pazakontë dhe ndodhi në programin e mëngjesit të gjigantit mediatik të njohur BBC, transmeton Klan Kosova.

Derisa korrespondentja e politikës për BBC, po raportonte rreth të rejave që kanë pasuar në lidhje me çështjen e daljes së Britanisë nga Europa, papritur dëgjoheshin zëra të çuditshëm të momenteve të aktiti seksual.

Gjithsesi korrespondentja Emma Vardi ishte duke komentuar veprimet e Theresa May, ndërsa gafa pasoi gjatë transmetimit direkt në ambientet e jashtme të Westminster, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa Vardi po raportonte, shikuesit u shpërqëndruan kur një zë orgazme po lirohej duke e mposhtur dhe zërin e saj gjatë raportimit, megjithatë pavarësisht kësaj korrespodentja nuk ndryshoi qëndrimin e saj.

 

Interesante