Zenun Elezi: Me qeverisjen e AAK-së në Klinë do hapen mbi 1500 vende pune NULL NULL 12.10.2017 18:21 12.10.2017 18:21 Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Klinë, Zenun Elezi, është zotuar se qyteti i Klinës do të kishte pamje tjetër nëse ai do të udhëhiqte me këtë komunë. Në emisionin Info Lokale në Klan Kosova, Elezi ka deklaruar se qeverisja e deritanishme në Klinë nga Partia Demokratike e Kosovës në vend se ta zhvillojë qytetin e ka degraduar atë dhe ka pamundësuar zhvillimin ekonomik. “Ka ardhur koha për ta bërë ndryshimin në Klinë. Ndryshimi është i domosdoshëm”, pohoi Elezi, duke shtuar se “qeverisja e PDK-së e ka lënë qytetarin anash”. “Klina sot vuan në shumë aspekte”. “Në Klinë shpesh ndodh që të ketë kaos, kolona të mëdha, sepse rrugët janë të pameremetura dhe kanë shkaktuar probleme të mëdha në lëvizje të qytetarëve”. “Veç tash vonë në kohë fushate kanë filluar disa projekte, por ato janë të orientuara vetëm sa për ta fituar votën e qytetarëve”. “Klinës i duhet qeverisje tjetër dhe ajo do të vjen me 22 qershor me programin tonë, programin e AAK-së, që po e shpalosim anekënd fshatrave të Klinës”. Premtimet kryesore të Elezit kanë qenë investime milionëshe në bujqësi dhe mijëra vende pune. “Do investojmë 1 milion euro vetëm në bujqësi, 250 mijë euro për çdo vit të mandatit, për dallim nga 40 mijë sa jepen tani”. “Gjithashtu do angazhohem për krijimin e vendeve të punës. Do të hapen mbi 1500 vende pune të reja në Klinë”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 1 orë më parë