16:25, 12 Tetor 2017

Në Suharekë të mërkurën në mesditë ka ndodhur një incident mes dy të miturve, ku pas fjalosjes janë përdorur edhe mjete te mprehta – thika.

Për pasojë njëri prej tyre, i lindur në vitin 2004 ka pësuar lëndime trupore. Ai më pas është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, njofton policia, përcjellë Klan Kosova.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Interesante